Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, shpreson se do ta ketë sulmuesin Kylian Mbappe sa më shpejt që të jetë e mundur në skuadër, mirëpo e pranon se do të duhej të ndodhte ndonjë mrekulli për ta parë atë në ndeshjen kundër Atalantas.
Ylli francez e lëndoi kyçin e këmbës në ndeshjen finale të FA Cup kundër St Etienne dhe tani do ta ketë të pamundur të luajë në ndeshjen finale të Coupe de la Ligue kundër Olympique Lyonnais, transmeton Gazeta Express.
Trajneri i PSG-së megjithatë nuk është dorëzuar në shpresat për ta pasur francezin pjesë të skuadrës për ndeshjet e mëvonshme të Ligës së Kampionëve.
Por, ai e pranon se 21-vjeçari do ta ketë pothuajse të pamundur të luajë në ndeshjen e 12 gushtit kundër Atalantas.
“Unë kam ende shpresë, por është shumë e vobektë. Ai është duke u shëruar vetë, çdo orë që kalon është tejet e rëndësishme, edhe nëse do të duhej një mrekulli për ta parë atë në ndeshjen kundër Atalantas”, ka thënë Tuchel.
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...
“Ballistët” konfirmojnë mbështetjen për protestën e 17 shkur...
Presidenti i Atleticos deklarohet sa i përket thashethemeve ...