Trepça sonte luan ndeshjen e fundit në Fiba Europe Cup, për këtë sezon ndaj skuadrës franceze, Gravelines-Dunkerque.
Ndeshja luhet në palestrën “Minatori”, me fillim nga ora 19:00, shkruan Arbresh.info.
Trepça ende nuk e ka shijuar fitoren pas tre ndeshjeve të luajtura teksa sot kërkon fitoren e parë.
Kurse Gravelines-Dunkerque kanë udhëtuar në Mitrovicë vetëm për fitore, pasi me një fitore ndaj Trepçës do të siguronin kualifikimin tutje në Fiba Europe Cup.
Aktualisht lider i grupit G, është Leiden me shtatë pikë por një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Francezët janë të dytit me pesë pikë teksa Trepça është e fundit me tre pikë pas tre ndeshjeve.
Trepça është pa gjasa që të kalojë grupin teksa kujtojmë që kjo ishte hera e parë që ‘minatorët’ morën pjesë për herë të parë në histori të klubit, në këtë garë./Arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran