Trepça ka arritur të mposhtë skuadrën nga Gjakova, Vëllaznimin me rezultat 88-79 në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Për ‘xehetarët’ kjo ishte fitorja e 11-të radhazi në elitë, shkruan Arbresh.info.
Kjo fitore erdhi vetëm në çerekun e katërt ku Trepça arriti të fitoj me 10 pikë diferencë, ndërsa në çerekët tjerë ndeshja ka qenë e baraspeshuar.
Për minatorët sonte më i miri ishte Darnell Edge me 22 pikë, teksa lojë të mirë bëri edhe Kevin Bracy-Davis me 17 pikë dhe Dardan Kapiti me 16 sosh.
Kurse për gjakovarët më i dalluari ishte Sessoms me 21 pikë, ndërsa lojë pozitive bënë edhe Dallas që luajti me 17 pikë dhe Jaylen Ray shtoi 18 sosh.
Me këtë fitore Trepça shkon në kuotën e 16 fitore krahas dy humbjeve dhe prinë në tabelë, kurse Vëllaznimi regjistron humbjen e 10 në këtë sezon./Arbresh.info/
“100% rritje të tarifave”, KRU Gjakova tregon arsyen se pse ...
Dembele shpallet futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA, Bon...
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...