Në këto momente është duke u tërhequr shorti për Ligën e Kampionëve në basketboll për edicionin 2025/26.
Aty po merr pjesë edhe Trepça, kampionia e Kosovës në basketboll, ku tashmë ka mësuar kundërshtarin e parë në rrugën drejt kualifikimit në këtë kompeticion, shkruan Arbresh.info.
Trepça do të përballet me Heroes Den Bosch nga Holanda në ndeshjen e parë.
Në rast të fitores mitrovicasit përballet me fituesin e ndeshjes Bakken Bears – Kutaisi 2010, kurse ndeshjen e tretë potenciale luajnë ndaj Patrioti Levice/ AEK Larnaca ose Kalem/Cramo apo Rilski Sportist.
Trepçës i duhen tre fitore për kualifikim historik në Ligën e Kampionëve, një sukses i tillë nuk është arritur asnjëherë nga një klub kosovar, por padyshim se rruga është mjaft e vështirë.
Në rast të humbjes në secilën prej ndeshjeve, Trepça luan në fazën e grupeve të Fiba Europe Cup./Arbresh.info

SHORTI LIVE:
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...