Trepça dhe Sigal Prishtina luajnë sonte sfidën e kthimit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Ndeshja fillon nga ora 18:30 dhe luhet në palestrën “Minatori”, shkruan Arbresh.info.
Sigal Prishtina ka avantazh prej dy pikëve pasi në ndeshjen e parë triumfoi me rezultat 67 – 65, teksa “xehetarët” do të kërkojnë ta rikthejnë këtë epërsi për të arritur në finale.
Mitrovicasit janë në kërkim të finales së katërt me radhës ndërsa kryeqytetasit të tretën.
Në finalen e fundit të Kupës së Kosovës në Gjakovë, Trepça e mposhti Prishtinën 71 – 69./Arbresh.info
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë