Trepça e Besa Famgas do të takohen në ndeshjen e dytë të serisë finale në “play-offin” e Superligës së Kosovës në hendboll.
Ndeshja do të luhet prej orës 20:15 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ndërsa pritet të ketë numër të madh shikuesish.
Trepça kërkon ta barazojë rezultatin në serinë finalen në 1:1, derisa Besa Famgas udhëton për ta siguruar titullin e dhjetë rresht të kampionit.
Ndeshjen e parë të luajtur në Pejë, Besa e fitoi me tre gola dallim.
Ndeshja e parë ishte interesante dhe e hapur deri në fund.
Edhe sonte pritet ndeshje atraktive dhe me hendboll cilësor.
Siç dihet, Trepça e fitoi së fundmi Kupën e Kosovës në hendboll pasi në finale e mposhti pikërisht ekipin Besa Famgas. /Ge/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë