Real Madrid, Barcelona dhe Sevilla janë duke garuar për transferimin e mesfushorit të Sao Paulo-s, Igor Gomes.
Braziliani ka bërë 43 paraqitje për klubin dhe ka klauzolën prej 50 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona ka bërë hapin e parë, pasi drejtori sportiv, Eric Baidal ka udhëtuar në Brazil tetorin e kaluar për t’i shikuar talentët dhe në vëmendje e ka Gomes.

Pos tij, Barcelona ka interesim edhe për dy brazilianët tjerë, Igor Liziero dhe sulmuesin Antony.
Ndërsa, Real Madrid është duke u munduar fal Rodrygo-s ta sjellë Gomes-in në “Santiago Bernabeu”.
Në kohën e fundit shumë talentë janë transferuar në Spanjë duke përfshirë, Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Reinier Jesus, Renan Lodi dhe Arthur Melo./arbresh.info.
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...
Maqedonci: Kosova dhe SHBA forcojnë partneritetin strategjik...
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...