Trajneri i Islandës, Heimir Hallgrimsson i ka thur lavde Kosovës, para ndeshjes së nesërme në Shkodër.
“E njohim mirë ekipin e Kosovës, ka lojtarë shumë të mirë, me aftësi të mira individuale, duke luajtur në ekipe dhe liga të forta evropiane, kështu që ne e dimë që Kosova ka lojtarë të mirë. Si ekip po luajnë mirë e më mirë. Më duhet ta komplimentoj trajnerin, sepse po bën punë mjaft të mirë”, tha Hallgrimsson gjatë konferencës për media.
Ai po ashtu tha se e kanë parë ndeshjen ndaj Turqisë dhe Kroacisë, ku Kosova kishte luajtur shumë mirë dhe kishte krijuar shumë raste.
Ai po ashtu foli edhe për mikpritjen, ku tha se është i kënaqur me çdo gjë.
“Është hera e dytë që vijmë në Shqipëri. Ne i kemi kaluar tri ditë në Parma. Kemi fluturuar dje për Shqipëri, përshtypjet shumë të mira, hoteli mjaft i mirë, mirëseardhja fantastike dhe stadiumi shumë i mirë”.
Ndeshja Islandë – Kosovë zhvillohet nesër nga ora 20:45.
Festë në familjen Ejlli, pamje përrallore nga ditëlindja e v...
Sulm masiv në Odesa, 18 të plagosur, dëme të mëdha materiale
Netanyahu kërkon që qeveria britanike të ndërmarrë veprime p...
Ramiz Lladrovci nderon 280 martirët nga Verboci
310 gjoba për motoçiklistët gjatë prillit në Pejë
Komunat në kolaps financiar: Mbi 344 milionë euro të humbura...