Klubi saudit, Al Hilal, është përfshirë në garën për shërbimet e anësorit të Atletico Madridit, Joao Felix.
Trajneri Jorge Jesus i ka telefonuar disa herë bashkëkombësit të tij duke i kërkuar që t’i bashkohet në Saudi Pro League.
Madje, Al Hilal është i gatshëm që t’i ofrojë edhe huazim njëvjeçar dhe gjithçka i mbetet lojtarit që të vendosë.
Dëshira e Felix është që të luajë te Barcelona apo në ndonjë klub tjetër evropian, mirëpo edhe Arabia Saudite tashmë është një opsion. Një gjë është e qartë, 23-vjeçari nuk do të qëndrojë te Atletico, shkruan telegrafi.
Në janar të këtij viti, portugezi u huazua te Chelsea, ku arriti të shënonte katër gola në 20 paraqitje.
Mirëpo, trajneri i ri i Bluve, Mauricio Pochettino, ishte kundër idesë për nënshkrimin e kontratës afatgjate, ashtu që ai u kthye te klubi spanjoll.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A