Sevilla ka një nga talentet e mbrojtjes më të mirë në botë në organikë, por këtë verë do e humbasë.
Jules Kounde kërkon një eksperiencë në një klub më të madh, në një kohë kur për të është interesuar edhe Real Madrid.
Por Tottenham është klubi më i gatshëm për të bërë ofertën më të madhe. Gianluca Di Marzio raporton se londinezët kanë gjetur akordin për transferimin e Kounde për 30 milionë euro, plus të tjera në formë bonusesh.
Është gati edhe kontrata për 22-vjeçarin, por miratimi i tij nuk ka ardhur ende. Kounde kërkon një klub më të madh se Tottenham dhe dyshon se me londinezët mund të luftojë në arenën e madhe të futbollit Europian. /abcnews.al
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Gjermania kërkon ekstradimin e dy kosovarëve të dyshuar për ...
Haxhiu nga Çikatova e Vjetër: U vranë 24 civil të paarmatosu...