Torino në formë befasuese ka siguruar tri pikë të plota mbrëmjen e sotme (e enjte) në ndeshjen ndaj AC Milanit.
Nikoqirët e takimit të xhiros së pestë në Serie A fituan me përmbysje 2 me 1 ndaj skuadrës së Giampaolos falë dy golave të shpejta nga Andrea Belotti, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Belotti gjeti portën në minutën e 72′ para se të shënonte edhe golin e përmbysjes katër minuta më vonë duke siguruar kështu edhe notën më të lartë të ndeshjes – 8.5.
Me notë mesatare janë Izzo (7.8) dhe Bremmer (7.2).
Nga ana tjetër, Hakan Calhanouglu është lojtari me notën më të lartë (7.1).
Lojtari me notën më të dobët është portieri Gianluigi Donnarumma (5.8)./arbresh.info/

Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...