E ardhmja e sulmuesit të Inter, Gabriel Barbosa (Gabigol) është ende e paqartë, pasi garës për transferimin e lojtarit pos Flamengos i është bashkuar Chelsea.
Sipas Calciomercato, klubi londinez është duke provuar të transferojë 23-vjeçarin në afatin e janarit, transmeton portali arbresh.info.
Nga ana tjetër, Flamengo është duke munduar të kompletojë transferimin e këtij të fundit.

Gjiganti brazilian që një kohë të gjatë është në bisedime me “Neurazurët”, mirëpo ende nuk ka arritur marrëveshje.
Gabigol kaloi vitin 2019 huazim te Flamengo, klub në të cilin ka shënuar 34 gola dhe ka kontribuar me 11 asistime në 41 paraqitje në të gjitha garat, duke i ndihmuar klubit të fitojë Ligën braziliane dhe Copa Liberatores.
Pavarësisht këtij suksesi të madh, lideri momental i Seria A nuk dëshiron ta mbajë lojtarin në skuadër./arbresh.info.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...