Tifozët e Al Sadd thirrje për Xavin: “Xaviqëndro”

16:47 | 28 Tetor 2021

Legjenda e klubit të Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili është aktualisht trajner i një klubit në Super Ligën e Katarit, Al Sadd, pritet të nënshkruaj kontratë si trajneri i ri i katalunasëve pas shkarkimit të trajnerit holandez, Ronald Koeman.

Një gjë të tillë nuk është duke ju pëlqyer tifozëve të skuadrës arabe, të  cilët momentalisht kanë shënuar një sukses mjaftë të madh gjatë drejtimit  të ekipit nga spanjolli.

Pas lajmit se Xavi do të udhëheq klubin spanjoll, shumë tifozë të Al Sadd kanë postuar fotografi të  spanjollit me mbishkrimin, “Xavqëndro”.

Poashtu këto foto, janë shpërndarë edhe nga vetë  faqja zyrtare e klubit të arabisë.

Ndërsa shumica e tifozëve të Barcleonës, kanë shprehur falënderim ndaj Xavit që ka pranuar të jetë në krye të ekipit në këto kohë të errëta të klubit. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara