Ylli i Skocisë dhe Arsenalit, Kierant Tierney po vuan nga një lëndim në kofshë
Arsenali ka konfirmuar që Kieran Tierney do të mungojë në ndeshjen e së martës në Premier Ligë kundër Wolves, por Topxhinjtë kanë postuar fotografi me Pierre-Emerick Aubameyang në stërvitje
Tierney mungojë në barazimin 0-0 me Manchester United në Emirates të shtunën për shkak të një lëndimi në këmbën e tij të djathtë – kurse menaxheri i skuadrës Mikel Arteta ka konfirmuar në konferencë për shtyp të hënën që ylli i Skocisë nuk është rikthyer në stërvitje.
“Ata ende nuk mund të stërviten me ne, kështu që mendoj se do të jetë pak më e vështirë për ta”, tha Arteta për Tierney dhe Bukayo Saka. “Nuk e di, ne do të përpiqemi deri në minutën e fundit – të shohim si do të ndihen ata”.
Saka, i cili po ashtu mungoi në barazimin me Djajtë e Kuq, është në garë për të luajtur kundër Wolves të martën pasi që është kthyer në stërvitje, derisa Tierney nuk do të luajë.
“Kieran vazhdson që të këtë një problem me këmbën e tij të djathtë”, thuhet në deklaratën e klubit. “Kieran nuk do të luajë në ndeshjen e së martës”.
“Bukayo Saka mungoi në ndeshjen e së shtunës shkaku i një lëndimi në ije. Bukayo është rikthyer në stërvitje të plota kurse a do të mund të luajë do ta marrim vesh nesër”.
Në stërvitje është kthyer Aubameyang, i cili nuk ka luajtur me Gunners prej FA Cup më 23 janar. Ai ka thënë se ka munguar për shkak se nëna e tij është e sëmurë.
Të kthyer nga lëndimet janë edhe Dani Ceballas dhe Pabllo Mari.
Sulm me thikë në një shkollë të mesme në ShBA: Plagosen 5 nx...
Vrau të bijën një vit më parë në Shqipëri, Prokuroria e Tira...
Mbi 170 punëtorë vdiqën në vendin e punës që nga viti 2018 n...
“BE-ja është bekim për ne”, Rama intervistë për ANSA-n: Kur ...
Hyn në fuqi marrëveshja, sërish lëvizje e lirë kufitare mes ...
“Miqtë e Ballkanit” mblidhen te ambasadori italian në Prisht...