Pas gjashtë vitesh të suksesshme te AC Milan, mbrojtësi francez Theo Hernandez ka vulosur transferimin e tij te skuadra saudite Al Hilal.
Marrëveshja mes dy klubeve është mbyllur për 25 milionë euro, ndërsa lojtari do të përfitojë një kontratë trevjeçare me një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon.
Ish-lojtari i Real Madridit, i cili do të punojë nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghi, ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale, ku falënderon klubin, shokët e skuadrës dhe tifozët, por edhe tregon hapur arsyet e largimit të tij.
“Kam ardhur te AC Milan në vitin 2019 me ëndrra dhe entuziazëm. Sot largohem pas momenteve të paharrueshme si titulli i Serie A dhe Superkupa, por mbi të gjitha, pasi ndava dhomën e zhveshjes me njerëz të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Theo.
“Ky vendim nuk ishte i lehtë. Milani ka qenë gjithmonë përparësia ime. Por për fat të keq, jo gjithçka varet nga një person. Drejtimi që ka marrë klubi nuk pasqyron më vlerat që më tërhoqën këtu”, theksoi ai.
Në përfundim, Theo theksoi se largohet me kokën lart, duke nënvizuar se ka dhënë gjithçka për klubin dhe tifozët. Ai premton se Milanin do ta mbajë gjithmonë në zemër.
“Po largohem me zemër të plotë dhe me shpresën se shumë shpejt Milani do të kthehet në vendin që meriton. Milani do të jetë gjithmonë pjesë e imja. Forza Milan Sempre”, shkroi ai.
View this post on Instagram
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...