Armando Broja po vazhdon shkëlqimin në Ligën Premier . Paraqitjet e tij kanë bërë që për të flitet shumë. Për sulmuesin shqiptarë mediat britanike shpesh herë i kanë kushtuar artikuj ndërsa vënë në pah edhe cilësitë e 20-vjeçarit.
The Sun ka ardhur me një artikull ku shkruhen statistikat e pakundërshtueshme në lidhje me krahasimin mes Armando Brojës dhe Romelu Lukakut. Mediumi shprehet se reprezentuesi i Shqipërisë lë mbrapa sulmuesin e njohur belg, Romelo Lukakun, ndërsa janë statistikat ata që e thonë diçka të tillë.
Broja ka shënuar gjashtë gola në Ligën Premier këtë sezon, që është më shumë se të gjithë sulmuesit e Thomas Tuchel. Kjo do të thotë se futbollisti shqiptar ka shënuar më shumë herë se 115 milionë euroshi, Hakim Ziyech, Kai Havertz, Christian Pulisic, Timo Werner dhe Callum Hudson-Odoi.
20-vjeçari kryeson gjithashtu në kategorinë e minutave për gol, pasi shënon çdo 205 minuta në krahasim me Werner, i cili vjen i dyti me 258 minuta. Broja vjen i dyti në minuta për gol ose asistim me të njëjtën statistikë, çdo 205 minuta dhe vjen pas 198 minutave të Ziyech.
Asi i Shenjtorëve është edhe dribluesi më i mirë i grupit me 1.8 driblime të suksesshme për 90 minuta, duke kaluar sërish çdo lojtarë të Chelsea.
Statistika e pasimeve të sakta nuk është aq e mirë për Brojën, por ai sërish performon po aq mirë apo edhe më mirë se Lukaku në të gjitha kategoritë e lartpërmendura. /Telegrafi/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK