Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes

19:54 | 6 Janar 2026
D.H

FC Twente ka emëruar Erik ten Hag si Drejtor Teknik, duke filluar nga muaji shkurt.

Ky është një kapitull i ri për trajnerin holandez, pas një periudhe të shkurtër që e pati verën e kaluar te Bayer Leverkusen, si dhe pas dy viteve të kaluara në krye të Manchester United, shkruan Arbersh.info.

Ai e nisi rrugëtimin e tij në stafin teknik si ndihmës trajner te Twente dhe PSV Eindhoven, para se të merrte role më të rëndësishme.

Mw vonw ai u emërua si trajneri i Ajaxit, ku nga viti 2017 deri në 2022 ndërtoi një skuadër shumë konkurruese, duke fituar disa tituj kampioni në Eredivisie, Kupën e Holandës dhe duke arritur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 2018/19.

Në vitin 2022 ai mori drejtimin e Manchester United, ku fitoi Kupën e Ligës dhe FA Cup./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale