Dje është raportuar për një ofertë të Liverpoolit në drejtim të Newcastle për sulmuesin suedez, Alexander Isak.
Sipas Telegraph, brenda kampit të Newcastle United mendohet se publikimi i lajmit për interesimin e Liverpoolit ndaj Alexander Isak, me një ofertë të mundshme deri në 120 milionë paund, është bërë me qëllim për të destabilizuar sulmuesin suedez dhe për të ushtruar presion, shkruan Arbresh.info.
Newcastle nuk ka asnjë qëllim për ta shitur yllin e tyre këtë verë dhe e shohin këtë rrjedhje informacioni si një strategji e qëllimshme për të prishur balancën në klub.
Isaku aktualisht ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2028.
Ai iu bashkua klubit anglez në vitin 2022 nga Real Sociedadi, ku është shndërruar në figurat kyçe të klubit. Suedezi ka luajtur 109 ndeshje, ku ka shënuar 62 gola e 11 asistime./Arbresh.info
🚨 Newcastle feel the leaking of Liverpool’s £120m interest into the public domain is designed to unsettle Alexander Isak.
(Source: Telegraph) pic.twitter.com/6B5jmhfe4p
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 16, 2025
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...