Gjatë ditës së sotme në faqen e specializuar të vlerësime të futbollistëve janë përditësuar të dhënat e fundit të lojtarëve më të vlefshëm në Superligën e Kosovës.
Lojtari më i mirë i vitit i zgjedhur nga Federata e Futbollit të Kosovës, Arb Manaj, dhe ylli i Ballkanit, Giovanni janë lojtarët më të vlefshëm në Superligën e Kosovës, sipas Transfermarkt, shkruan Arbresh.info.
Vlera e tyre ka arritur në 800 mijë euro. Sulmuesi i Dritës ka pasur një rritje të ndjeshme të vlerës së tij për 350 mijë euro.
Teksa, Giovanni nga 750 mijë vlera e tij ka shkuar në 800 mijë.
Lojtari i tretë më i vlerësuar sipas Transfermarkt është sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni me 650 mijë euro.
Valentin Serebe i Ballkanit është futbollisti i cila ka pasur ngritjen më të madhe në treg pas super performncave të tij. Nga 50 mijë euro sa ishte herën e fundit, tashmë ai ka vlerën 600 mijë euro.
Vlerën e njëjtë sikurse të Serbes, e ka edhe top sulmuesi i Gjilanit Senad Jarovic dhe dyshja e Dritës, Albert Dabiqaj e Raddy Ovouka.
Pas tyre vijnë Rron Broja e Etnik Brruti të cilët vlerësohen me 550 mijë euro.
LOJTARËT MË TË VLEFSHËM NË SUPERLIGËN E KOSOVËS SIPAS TRANSFERMARKT:

Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...