Portieri i Milan-it, Tatarusanu ishte vendimtari i ndeshjes me performancën e tij. Rumuni u shpreh mjaft i lumtur për atë pritje dhe tha se ishte penalltia më e bukur e pritur për të .
“Kam pritur shumë penallti në jetën time por ajo ndaj Lautaros është më e bukura. Të presësh një penallti në derbin e Milanos është një ndjesi që jo të gjithë portierët e përjetojnë. Nuk e dija që në 40 vitet e fundit asnjë portier I Milan-it nuk kishte pritur një penallti në derbi dhe kjo gjë e bënë akoma më të bukur pritjen time.
Lautaron e kisha studiuar shumë disa ditë para ndeshjes, e dija shumë mirë që ai është i rrezikshëm brenda zonës, i shpejtë dhe teknik por shumë dinak dhe kjo e bënë akoma më të rrezikshëm. Goditja e tij ishte shumë e fortë dhe e saktë, nuk e besova që kisha arritur të prisja atë penallti të goditur në mënyrë perfekte”, është shprehur portiere rumun i Milan-it.
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...
Dy të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Istog