Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë vikend me ndeshjet e xhiros së 12-të.
Kjo fundjavë parashikohet të sjellë disa duele të zjarrta.
Xhiroja e 12-të hapet të shtunën pasdite me përballjen Gjilani-Dukagjini, derisa ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Ballkanit nuk do të luhet pasi që skuadra nga Drenasi është tërhequr nga garat e këtij sezoni.
E diela pasdite sjellë dy sfida tejet të rëndësishme, ku takohen Suhareka-Drita dhe Prishtina-Ferizaj, ndeshje këto që pritet të sjellin duele interesante.
Java e 12-të do të mbyllet të hënën pasdite me ballafaqimin mes Malishevës dhe Llapit.
Superliga / Java e 12-të
Të shtunën takohen:
Gjilani-Dukagjini
Të dielën takohen:
Suhareka-Drita
Prishtina-Ferizaj
Të hënën takohen:
Malisheva-Llapi
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00./rtk
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...