Në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje, duke e kompletuar në tërësi këtë xhiro.
KF Llapi do të jetë mikpritës të Fushë Kosovës në stadiumin “Zahir Pajazaiti” në Podujevë, shkruan Arbresh.info.
Skuadra e Tahir Batatinës do të synoj fitoren duke shfrytëzuar humbjen e Dritës ndaj Ballkanit, në mënyrë që të kaloj në pozitën e dytë në tabelë me fitoren e sotme.
Ndërsa Fushë Kosova, nuk është në formë të mirë, pasiqë gjendet në pozitën e fundit të tabelës.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes Lirisë dhe Dukagjinit.
Skuadra nga Prizreni aktualisht gjendet në pozitën e fundit, kurse Dukagjini gjendet në pozitën e shtatë.
Dy ndeshjet do të zhvillohen me orar të njëjtë më fillim nga ora 13:00. /Arbresh.info/
Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Pri...
Drenica transferon Victor Da Silvan
Nuk raportohet për të lënduar nga zjarri në Gjakovë, policia...
Zjarr i madh në një objekt në Gjakovë
Xheneta futet brenda shtëpisë së Big Brother për 24 orë
Përmbytjet, Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave