Girona do të luajë sfidën më të rëndësishme deri më tani në La Liga këtë vikend.
‘Katalanasit’ do të udhëtojnë të shtunën në Madrid, për t’u përballuar me Real Madridin në sfidën direkte për pozitën e parë, shkruan Arbresh.info.
Kjo ndeshje fillon nga ora 18:30.
Para ndeshjes ka folur Cristhian Stuani ku u shpreh se skuadra e tij është gati të bëjë befasinë dhe të triumfoj në “Santiago Bernabeu”.
“Jemi shumë të emocionuar. Është një javë ndryshe sepse ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Atmosfera është e mrekullueshme dhe të gjithë në skuadër janë shumë të emocionuar, por mbi të gjitha, me këmbë në tokë sepse e dimë shumë mirë se kundër kujt do të luajmë. Të luash kundër Real Madrid me mendimin për t’i parakaluar në renditje është më shumë se një motivim. Megjithatë, është koha perfekte për të shkuar në Madrid dhe për të fituar. Ne kemi kohë që nuk ëndërrojmë, por po e shijojmë këtë sezon, këtë moment dhe besoj se të gjithë duhet ta shijojnë këtë skuadër, kemi bërë një punë shumë të madhe. Shanset tona? Pa diskutim që ne nuk jemi favorit. Na pret një ndeshje e vështirë, ata janë skuadra e vetme që na kanë mundur në La Liga, por e theksoj, kemi punuar dhe po punojmë shumë për të zhvilluar një ndeshje të madhe. A e mendoj golin? Patjetër që po, por nuk ka rëndësi shumë nëse shënoj unë apo jo, rëndësi ka skuadra”, deklaroi Stuani.
Kujtojmë se Real Madridi është lider në La Liga me 58 pikë, teksa Girona është e dyta me 56 sosh./Arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...