Stoke City ka ndalur Manchester Unitedin e Jose Mourinhos në takimin e xhiros së katërt në Premierë Ligë të zhvilluar si nikoqirë.
Skuadra e Markh Huges ka siguruar barazim 2 me 2 në ndeshjen ndaj “Djajve të Kuq” të zhvilluar në stadiumin Bet365 pasditen e së shtunës, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Choupo Moting është lojtari me notën më të lartë (9.0). Futbollisti 28-vjeçar shënoi dy gola gjatë këtij takimi.
Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi i “Djajve të Kuq”, Darmian (6.2).
Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili kontribuoi me një asistim gjatë kësaj ndeshje, është vlerësuar me notën 7.8./arbresh.info/

Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...