Arsenal të mërkurën përballet ndaj Real Madridit në kuadër të çerekfinales së dytë të Ligës së Kampionëve.
“Topçinjtë” në Madrid udhëtojnë me epërsinë e tri golave nga sfida e parë në Londër, shkruan Arbresh.info.
Reali i duhet tre gola ta dërgoj ndeshjen në vazhdime dhe të mos pësoj asnjë, teksa me katër siguron kualifikimin tutje, gjithnjë nëse nuk pëson gol.
Por një statistikë e frikshme e “Topçinjve” e bën edhe më të vështirë këtë.
Cila është kjo statistikë?
Skuadra e Mikel Artetas ka 79 ndeshje që kur ka pësuar për herë të fundit tre gola.
Ishte takimi në kuadër të Premier League ndaj Luotnit në udhëtim kur kjo skuadër mori tre gola, atëbotë, Arsenali fitoi 3-4.
Kjo ndeshje ishte luajtur në dhjetor të vitit 2023 dhe që nga ajo kohë, maksimumi i golave në ndeshje që ka pranuar Arsenali është dy.
Mbetet të shihet, nëse kjo statistikë do të thyhet të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”. Kujtojmë se kjo arena ka qenë “shkatërruese” për shumë skuadra, ndër to edhe nga Anglia, ku gjigant të mëdhenj si Manchester City, Liverpooli e Chelsea janë dorëzuar./Arbresh.info
View this post on Instagram
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim