Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka tentuar t’i shmangë spekulimet pas shkëmbimit të tij të ashpër me Jesse Lingardin gjatë përballjes në Carabao Cup me Manchester Cityn, kur e paralajmëroi anglezin: “Edhe një herë përsërite dhe do të dalësh”.
Manchester City do të përballet me Aston Villan në Wembley më 1 mars, pas fitores me rezultat të përgjithshëm 3:2 kundër Manchester Unitedit në gjysmëfinale – përkundër që e humbi ndeshjen kthyese në Etihad me rezultat 1:0, transmeton Gazeta Express.
Trajneri u kap nga kamerat përderisa po ia jepte një paralajmërim të fundit mesfushorit anglez në minutën e 58-të të ndeshjes në Etihad, pasi Lingard vazhdimisht po e humbte topin, duke e lejuar Cityn të niste kundërsulme.
Solskjaer ia bëri të qartë Lingardit se ose do të duhej ta përmirësonte formën ose do të dilte menjëherë nga lojë, gjë që s’zgjati shumë pasi që ai u zëvendësua së shpejti me Andreas Pereiran.
“Ishte vetëm shkaku i emocioneve të momentit. Kur e humb topin, duhet të sigurohesh që ne do të luajmë më shumë. Dhe ai më vonë, pas një shkëmbimi me Victor Lindelofin, fitoi vetëbesim dhe filloi të luajë më shumë”, ka thënë Solskjaer.
Ole shouting “One more time and you’re f*cking off” at Jesse Lingard.
Subs him off 2 minutes later. ??
pic.twitter.com/dkNHC4OKrW— Man Utd Channel (@ManUtdChannel) January 29, 2020
Vdes veterani i UÇK-së, Skender Ademi
Osmani uron fillimin e muajit të Ramazanit: Agjërim të lehtë...
Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarë...
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në d...
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...