Manchester United do provojë të shesë pesë futbollistë të ekipit të parë gjatë afatit të janarit.
Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer do këtë gati 70 milionë euro për të shpenzuar në rast që klubi është kandidat për Premierligën, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, nevojitet balancimi dhe The Sun raporton se pesë lojtarë mund të largohen nga “Old Trafford” në afatin dimëror të janarit.
Raporti shton se Donny van de Beek, Anthony Martial, Victor Lindelof, Phil Jones dhe Jesse Lingard janë lojtarët në shitje për në janar.
Solskjaer thuhet se është i zemëruar që Man United nuk transferoi asnjë qendërmesfushor, ngase nuk është duke mundur të gjejë bilancin në mesfushë.
Sonte (e mërkurë), United do përballet me Atalantan, në kuadër të xhiros së tretë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Identifikohet burri që u vra pasi u përpoq të hynte në pronë...
Moti për pesë ditët e ardhshme: Kryesisht stabil dhe tempera...
Barcelona rikthehet në krye të tabelës pas fitores me Levant...
Pacolli: Pak para iftarit, njeriu ndalet për një moment dhe ...
Kosova publikon listën e gjerë për ndeshjen me Sllovakinë
Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë