Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer e ka mbështetur portierin David de Gea, i cili bëri disa gabime në ndeshjen e djeshme ndaj Chelsea-s.
Spanjolli pësoi tri gola interesant, të cilët i eliminuan “Djajtë e Kuq” nga Kupa e Anglisë, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku norvegjez e ka mbështetur portierin, por beson se ai duhet ta kishte mbrojtur gjuajtjen e Mason Mount, i cili shënoi përreth 25 metra.

“David e di që duhet të kishte mbrojtur gjuajtjen e dytë, por ka ndodhur dhe do shikojmë për ndeshjen e të mërkurës”.
“Është e vështirë për një portier. Është shumë më lehtë për lojtarët në fushë. David ka përformuar mirë në vazhdimin e ndeshjes, ka bërë disa pritje të mira, por ai e di që mund të kishte pritur edhe atë”, deklaroi ai.
Finalja e Kupës së Anglisë do jetë mes dy skuadrave londineze Chelsea dhe Arsenal./arbresh.info.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...