Solskjaer flet për Van de Beek, thotë se do t’i ketë minutat e tij

10:02 | 18 Tetor 2020

Ole Gunnar Solskjaer ka premtuar minuta për Donny van de Beek.

Donny van de Beek erdhi me bujë të madhe te Manchester United, por lojtari nuk ka minutat maksimale në dispozicion.

Ole Gunnar Solskjaer ka pasur plane të tjera deri më tani, megjithatë thotë se holandezi do t’i ketë në dispozicion hapësirat e tij të nevojshme.

“Mendoj se e keni parë sot, por edhe në stërvitje, ai është aq i zoti dhe i rregullt, nuk mendoj se humb ndonjëherë topin”, ka thënë Solskjaer për lojtarin, transmeton lajmi.net.

“Duhet gjetur balancën në skuadër. Kemi fituar 4:1 dhe po pyesni pse nuk startova një nga lojtarët. Ai do të ketë impaktin e mirë në skuadër”, shtoi trajneri për Van de Beek.

United pati një udhëtim të suksesshëm, duke marrë tri pikë në terrenin e Newcastle, me një fitore 1:4.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara