Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka refuzuar të flas për mesfushorin e Sporting Lisbon, Bruno Fernandes.
Sipas Express Sport, “Djajtë e Kuq” janë afër për ta transferuar portugezin për 50 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, tekniku norvegjez ka thënë se nuk ka të reja mbi të ardhmen e Fernandes.

“Nuk ka të reja mbi transferimin. Nëse do të kemi ndonjë gjë, atëherë do ju tregojmë, por nuk ka të reja”
Ndërsa për të ardhmen e Ashley Young, i cili sipas raportimeve ka arritur marrëveshje personale me Interin ka thënë se nuk do jetë i përfshirë në skuadër për ndeshjen e radhës.

“Nuk është i përfshirë fare”
United nesër do luajë kundër Wolves në “Old Trafford” në kuadër të FA Cup./arbresh.info.
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...