Sociedadi e ndal me barazim Real Madridin

23:16 | 1 Mars 2021

Real Madridi nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1:1 me Sociedadin në ndeshjen e fundit të javës së 25-të në La Liga.

Pjesa e parë përfundoi e qetë me Real Madridin që nuk arriti të bënte asnjë goditje drejt portës, shkruan Gazeta Express.

Portu realizoi në minutën e 55-të një gol të bukur me kokë, megjithatë Vinicius Junior shënoi në të 89-tën.

Me këtë barazim, Real Madridi shkon në kuotën e 53 pikëve në vendin e tretë, pesë më pak se Atletico Madridi i cili ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara