Liverpool u përball me Nottingham Forest në një ndeshje të Premierligës në The City Ground.
Pjesa e parë ishte sfiduese për Liverpoolin, pasi ata ishin në disavantazh herët pas golit të Chris Ëood në minutën e 8-të.
Në pjesën e dytë, Liverpool u përmirësua ndjeshëm. Arne Slot bëri zëvendësime me ndikim, duke sjellë në lojë Kostas Tsimikas dhe Diogo Jota.
Ndikimi i tyre i menjëhershëm ishte i dukshëm kur, vetëm 22 sekonda pas hyrjes në fushë, Tsimikas realizoi një goditje nga këndi që Jota me kokë dërgoi në rrjetë për të barazuar në minutën e 66-të.
Pas ndeshjes, Arne Slot lavdëroi futbollistët për performancën e tyre.
“Nuk mund të kërkoja më shumë. Pjesa e dytë ishte e jashtëzakonshme. Jo shumë skuadra mund të krijojnë raste kundër një ekipi që është kaq i fortë në mbrojtje. Ne ishim padyshim më të mirë se hera e fundit që u përballëm me Forest”, tha ai.
Liverpooli mbetet liderë me 47 pikë, e ndjekur pas nga Foresti me 41 sosh./Arbresh.info
Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave...
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit