Union Saint-Gilloise ka bërë një ofertë për mesfushorin e Elfsborgut, Besfort Zeneli, megjithatë kjo shumë vlerësohet si e pamjaftueshme nga klubi suedez.
Zeneli, 23 vjeç, aktivizohet si mesfushor qendror dhe është pjesë e Elfsborgut që nga janari i vitit 2022, ku është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.
Union Saint-Gilloise që luan në Ligën e Kampionëve ka bërë ofertë në vlerë 2.3 milionë euro për mesfushorin shqiptar, që duket e pamjaftueshme për klubin suedez.
Sipas vlerësimeve aktuale të tregut, kartoni i tij kap shifrën e 4.5 milionë eurove, ndërsa ai ka edhe tre vite kontratë të mbetura me klubin suedez.
Mesfushori i talentuar posedon gjithashtu shtetësinë e Kosovës, por deri më tani ka zhvilluar pesë paraqitje me Kombëtaren e Suedisë.
Forma e tij në sezonin e fundit në elitën e futbollit suedez ka qenë mbresëlënëse, duke regjistruar 2 gola dhe 8 asistime në 27 ndeshje, statistika që kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane.
Interesimi i Union Saint-Gilloise konfirmon rritjen e reputacionit të Zenelit në tregun ndërkombëtar, ndërsa Elfsborgu pritet të kërkojë një shumë më të lartë për të lejuar largimin e një prej lojtarëve kyç të skuadrës së tij.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...