Skuadra e Llapit ka qëndruar në Antalya, ku ditën e sotme ka përfunduar fazën përgatitore prej 10 ditësh.
Ekipi i Llapit gjatë kësaj kohe zhvilloj edhe lojën e Super Kupës së Kosovës kundër Ballkanit që u zhvillua në Turqi, ku humbi me rezultat 1-0.
“Futbollistët gjatë këtyre 10 ditëve kanë punuar me përpikëri sipas detyrave të shtabit teknik dhe kanë treguar angazhim e diciplinë maksimale dhe profesionalizëm si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje. Brenda kampit bardhekaltër ka mbretëruar një atmosferë fantastike nga dita e parë e deri në ditën e fundit dhe kjo tregon se futbollistët që ishin nga sezoni i kaluar dhe ardhjet e reja janë lidhur edhe më shumë me njëri-tjetrin. Skuadra sot ka zhvilluar seancën stërvitore në kompleksin e fushave “Asteria” dhe në fund të stërvitjes, shtabi teknik ka organizuar një ndeshje ndërmjet tri-ekipeve dhe në fund fitues ka dal ekipi i udhëhequr nga Gerhard Progni’. shkruan faqja zyrtare e Llapit në Facebook.
Pas këtyre përgatitjeve ku skuadra tregoj angazhim maksimal, sonte do të nisen drejt Kosovës.
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga