Skitari Albin Tahiri nderohet me mirënjohje nga Komuna e Lipjanit

19:10 | 21 Shkurt 2022
A Z

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka ndarë mirënjohje për skiatorin Albin Tahiri për pjesëmarrjen e tij në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Ahmeti shkruan se,  ky gjest u bë për shkak të rezultateve të treguara në garën e sllallomit të madh.

Postimi i plotë i tij:

Sot me shumë kënaqësi takova skiatorin Kosovar Albin Tahiri për rezultatet e treguara në garën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Është ndjenjë e veçantë për Lipjanin që ka djem që me sukseset e tyre na bëjnë të ndihemi krenar./arbresh.info/