Janari pritet të sjellë ndryshime në klube të ndryshme, teksa atyre zor se do i rezistojë edhe Skënderbeu kryesues.
Korçarët mund të shesin një ose dy futbollistë, teksa Jashanica ka oferta të rëndësishme nga Rusia dhe Belgjika.
Për të mësuar më shumë duhet pritur janari, kur edhe lëvizjet do intensifikohen. Ndërkohë që veç shitjeve, klubi po mendon edhe të huazojë disa prej të rinjve.
Nazmi Gripshi, Bruno Lulaj, Belai Demte dhe Shend Kelmendi janë katër futbollistët që pritet të huazohen shkruan “Supersport”, ndërkohë që gjatë verës janë huazuar edhe disa të tjerë.
Xhefri Çarles dhe Serxhio Zhunior janë të huazuar te Rabotniçki në Maqedoni, ndërsa Reza Karimi te Teuta dhe Mario Dajsinani tek Erzeni. /Supersport
Gabriel Jesus i ofrohet Milanit
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
WSJ: Irani ofron hapjen e Hormuzit në këmbim të heqjes së bl...
Ndalohet për 48 orë ish këshilltari i Kurtit, shkak statuset...
Parashikimi i motit për vikend
Deliu-Kodra: Bedri Hamza, sërish kandidat i PDK-së për kryem...