
LYON, FRANCE - JUNE 19: Armando Sadiku (R) of Albania heads the ball to score the opening goal past Ciprian Tatarusanu (C) of Romania during the UEFA EURO 2016 Group A match between Romania and Albania at Stade des Lumieres on June 19, 2016 in Lyon, France. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
Shqipëria shkroi historinë në Kampionatin Evropian me golin e shënuar nga sulmuesi Armando Sadiku, i cili ngjalli shpresat e kombëtares shqiptare që synon ende kualifikimin në rundin tjetër të turnet madhështor në Francë.
Fitorja me rezultat 1-0 kundër Rumanisë i ka siguruar kuqezinjve kuotën e 3 pikëve, por kalimi në fazën tjetër tashmë nuk varet nga skuadra e trajnerit italian Gianni de Biasi, shkruan portali arbresh.info.
Grupi B
Rusia – Uellsi
Angli – Sllovakia
Në mënyrë që rezultati të jetë në favor të Shqipërisë, Angli apo Rusia duhet të mposhtin Sllovakinë/Uellsin me një diferencë prej më shumë se dy apo më shumë golave. Në rast se Rusia mposhtë Uellsin dhe Anglia barazon apo humb, Sllovakia “mposhtë” Shqipërinë për shkak të diferencave në gola, shkruan portali arbresh.info.
Grupi C
Gjermania – Irlanda e Veriut
Polonia – Ukraina
Ky është një grup më i vështirë. Në mënyrë që rezultati të jetë në favor të Shqipërisë, Gjermania duhet të shënojë 4 apo më shumë gola kundër Irlandës pasi kjo e fundit ka golaverazh më të mirë (+1) për shkak të fitores kundër Ukrainës.
Grupi D
Spanja – Kroacia
Republika Çeke – Turqia
Pasi Çekia ka diferencën e golave -1, Turqia duhet të shënojë dy apo më shumë gola në mënyrë që Çekia të mos vazhdoj tutje, por nëse ata fitojnë atëherë do të kenë diferencën e golave të njëjtë apo më shumë se Shqipëria.
Grupi E
Irlanda – Italia
Belgjika – Suedi
Irlanda dhe Suedia duhet të barazojnë apo të humbin.
Grupi F
Portugali – Hungari
Islandë – Austri
Hungaria duhet të mposhtë gjithsesi Portugalinë pa marrë parasysh rezultatin e ndeshjes tjetër./arbresh.info
Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në Vene...
Zvicra shpall 9 janarin ditë zie pas zjarrit vdekjeprurës
Para dhe pas sulmit të SHBA në Venezuelë, imazhe të objektev...
Këshilla e Londrimit për Albën: Mos lejo që Ludo dhe Noti të...
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...