Klubet nga Serbia vazhdojnë të hyjnë e të dalin si të duan nga shteti i Kosovës sikurse të jenë në bahçe të babës.
Me 20 maj në Zveçan është zhvilluar ndeshja e futbollit, ndërmjet Trepçës fantome dhe Sllogës nga Kraleva, e cila përfundoi me rezultat 2:1 në favor të vendasve, në kuadër të javës së 25-të të Ligës së Moravës nga Serbia. Ky është edhe një skandal i radhës, sepse që nga 3 maj i vitit 2016 Federata e Futbollit e Kosovës është e pranuar në UEFA, por klubet serbe ende zhvillojnë aktivitetet ilegale në zemër të Kosovës.
Përderisa me 20 maj në Zveçan u fut Slloga e Kralevës, me 28 maj klubi famëkeq serb, Radniçki 1923 nga Kragujevci, do të luaj ndeshjen kampionale, Liga e Tretë e Serbisë, grupi i Perëndimit, ndaj Mokra Gorës në Zubin Potok. Kjo ndeshje do të luhet me 28 maj në orën 17.00, kësisoj edhe një aktivitet ilegal do të zhvillohet brenda shtetit tonë. A thua, deri kur do të zhvillohen aktivitete ilegale në Republikën e Kosovës? Askush nuk e di, por një dihet shumë saktë, klubet nga Serbia hyjnë kur të duan, bëjnë çfarë të duan në shtetin tonë. Do të ishte mirë Federata e Futbollit e Kosovës përmes një letre të protestojë në UEFA dhe të kërkojë që ajo të merr masa ndëshkuese ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë.
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdek...
Policia e konfirmon: Dy gra nga Shqipëria vdiqën në aksident...
Sulmuan dy zyrtarë policorë, arrestohen të dyshuarit në Zheg...
Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, poli...
Një grua u gjet e shtrirë në tokë pa shenja jete në Prishtin...
Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar der...