Barcelona po përpiqet ta qetësojë situatën në një periudhë kur ekzistojnë tensione që pas shkarkimit të Ernesto Valverdes dhe zëvendësimit të tij me Quique Setien.
Problemet nisën me ish-trajnerin, ndërsa mosangazhimi adekuat në afatin kalimtar të janarit (për ta mbuluar Luis Suarezin) i ka përkeqësuar gjërat.
Humbja nga Valencia në fundjavën e kaluar ka krijuar shqetësim real në mes të lojtarëve. Gerard Pique dhe Lionel Messi thuhet se nuk e kanë bërë ‘ritualin e inkurajimit’ të skuadrës para ndeshjes ndaj Los Che.
Setien deklaroi se nuk kishte dëgjuar për ekzistimin e një rituali të tillë, mirëpo ai nuk tregoi se kishte pasur një zënkë ndërmjet dy lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës – transmeton AS.
Vet lojtarët janë shfaqur të qetë pas incidentit, ndërsa mediat në Spanjë raportojnë se situata nuk është më e mira te katalunasit në këtë periudhë.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A