Sigal Prishtina shënoi pesë pikë në fund për fitore shumë të rëndësishme ndaj Rahoveci 029 me rezultat 75:73 (15:17, 24:21, 14:20, 22:15), në javën e dhjetë të ProCredit Superligës.
Ndeshja në kryeqytet ishte mjaft interesante, ku çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, duke përfunduar 15:17, derisa edhe periudha e dytë ishte ngjashme, 24:21, duke shkuar në pushim 39:38. Lojë shumë interesante ishte në pjesën e dytë, vecanërisht në sekondat e fundit. Mysafirët po fitonin 70:73, por më pas Bailey shënon tre pikë dhe Burns dy, për 75:73.
Deondre Burns e përfundoi ndeshjen me 19 pikë e pesë asistime, ndërsa Adrio Bailey kishte 22 pikë e pesë kërcime, kurse te mysafirët Julian Roche kishte 17 pikë e pesë kërcime.
Sigal Prishtina ka gjashtë fitore e katër humbje, ndërsa Rahoveci 029 katër fitore e gjashtë humbje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...