Shumë skuadra të interesuara për Leon Dajakun

00:50 | 28 Korrik 2020
A Z

Kosovari i Bayern Munich është vënë në fokus të disa skuadrave në Europë të cilat e kërkojnë atë në formë huazimi 

Sulmuesi i krahut i Bayern Munich konsiderohet si një ndër talentet më të mëdhenj në botën e futbollit dhe është në listën e 100 kandidatëve për të fituar çmimin “Golden Boy.

19 vjeçari gjatë këtij viti ishte pjesë e ekipit të dytë të Bayernit, me të cilët zhvilloi 28 ndeshje dhe shënoi pesë gola. Talenti me punën e tij arriti që të fitojë besimin edhe në ekipin e parë, ku u aktivizua në dy ndeshje, madje në mars ai provojë adrenalinën edhe në “Allianz Arena” ku ishin të pranishëm 75 mijë tifozë.

Ndërkohë, sot mediat gjermane raportojnë se ai pritet të largohet nga ekipi i dytë i Bayernit, për t’u bashkuar me një tjetër skuadër. Por, ai unk do të shitet por do të huazohet.

PBavarezët synojnë që kështi kosovari të fitojë eksperiencën e duhur . Sipas këtyre mediave, skuadra nga Erdivisie Utrecht dhe zviceranët e St Gallen janë në garë për shërbimet e Dajakut.

Shpërndaje në rrjete sociale