Luigi De Canio, trajneri italian, do të emërohet trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) tashmë e ka gjetur pasardhësin e Gianni De Biasit, i cili dha dorëheqje nga ekipi kuqezi.
Luigi De Canio, trajneri italian, do të emërohet trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, shkruan ‘Panorama Sport’. Thuhet se zyrtarizmi i De Canios në krye të ekipit kuqezi do të bëhet javën e ardhmes (të hënën ose të martën) . Kandidat për ta marrë drejtimin e Shqipërisë kanë edhe Clarence Seedorf, Christian Panucci dhe Walter Zenga. Por, FSHF ka zgjedhur De Canios për shkak të pagës më të ulët. De Canio gjatë karrierës ka drejtuar skuadrat e njohura italiane si: Udinese, Napoli, Genoa Catania e të tjera.

Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...