Shaqir Tafa është talenti shqiptar i radhës që po rritet në fidanishtet e futbollit italian. Mbrojtësi 18-vjeçar po aktivizohet me sukses në radhët e akademisë së Palermos dhe monitorohet me kujdes nga klubet më të mëdha italiane.
Futbollisti së fundmi është bërë pjesë e përfaqësueseve kuqezi, duke luajtur me U-21 të Alban Bushit në miqësoren kundër Moldavisë.
Meqë lojtari nuk ka luajtur ende ndeshje zyrtare me U-21, rregulloret e lejojnë që të ndërrojë përfaqësuese nëse dëshiron dhe të zgjedhë Italianë në të ardhmen. Në të kaluarën, ai ishte grumbulluar disa herë në kampe stërvitore me U-17 të Italisë. Ndaj vëzhgues të federatës italiane e kanë monitoruar kohët e fundit me idenë për ta afruar në Kombëtaren U-19, duke dhënë opinione pozitive për lojën e mbrojtësit.
Por futbollisti i ka dhënë fund diskutimev
e me një postim në faqen e tij në Facebook, si në italisht, ashtu edhe në shqip. “Krenar për këtë fanellë”, janë fjalët e mbrojtësit që shoqëronin një foto të tijën gjatë Himnit të Flamurit me U-21 të Shqipërisë. Italia e mori përgjigjen e saj, shkruan Panorama Sport.

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...