Roland Koeman e ka nisur me katërshe te Barcelona.
Ekipi “blaugrana” u shfaq i frikshëm në ndeshjen e parë zyrtare nën drejtimin e holandezit (kishte fituar tri teste miqësore përballë emrave modestë si Gimnastic, Girona dhe Elche), duke fituar thellë 4-0 ndaj Villarrealit.
Ishte mbrëmja e 17-vjeçarit, Ansu Fati, i cili ditë pas dite po jep sinjale se mund të arrijë gjëra të mëdha – ndoshta si ai që tani ndanë gjithçka me të, Lionel Messi.
Fati i shënoi dy gola në këtë takim, në minutat 15’ dhe 19’ dhe edhe pse vetëm 17-vjeçar, ai pritet të jetë i padiskutueshëm në formacion, që do të përbëjë treshen në sulm me Messi dhe Antoine Griezmann. Fati në fund u shpall lojtari i ndeshjes, derisa u vlerësua me notë mbresëlënëse.

Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A