Shkëndija ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në UEFA Ligën e Konferencës, duke mposhtur në Shkup gjigantin sllovak Slovan Bratislava me rezultat 2:0.
Një skuadër me shumë renome në arenën evropiane dhe me vlerë merkatoje disa fish më të madhe se kuqezinjtë, por që u detyrua të përkulet para kampionit të Maqedonisë. Me këtë triumf, Shkëndija ngjitet në zonën e play-off-it dhe mban gjallë shanset reale për kalimin në fazën tjetër të garës.
Kuqezinjtë e Tetovës zhvilluan një ndeshje të fuqishme ndaj një rivali që erdhi në Shkup me shumë mungesa, ndërsa vetë Shkëndija e mbyll grupin pa asnjë humbje në shtëpi: dy fitore dhe një barazim para publikut të vet. Në xhiron e fundit, kampionët udhëtojnë në Qipro për t’u përballur me AEK Larnakën.
Sa i përket lojës, Shkëndija e nisi në mënyrë dominuese duke ushtruar presion të vazhdueshëm, dhe shpërblimi erdhi në pjesën e parë me dy gola. Fillimisht, në minutën e 33-të, pas një goditje nga këndi, Bajriç devijoi topin në rrjetën e vet duke ndezur tribunat. Vetëm pak para pushimit, Ronaldo Webster shpërtheu në kundërsulm, asistoi mrekullisht dhe Sebastian Spahiun, i cili e dërgoi topin në rrjetë për 2:0.
Shkëndija e menaxhoi ndeshjen në mënyrë perfekte, pa i dhënë asnjë mundësi Slovanit. Skuadra sllovake nuk regjistroi asnjë goditje në portën e Gajës, të gjitha shtatë tentimet shkuan jashtë kornizës.

U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...