Shkëndija barazon në sfidën e parë ndaj TNS

22:24 | 8 Korrik 2025
D.H

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka luajtur ndeshjen e parë në kuadër të UEFA Ligës së Kampioneve kundër ekipit nga Uellsi TNS, duke e mbyllur duelin në barazim pa gola.

Dueli i parë i përballjes TNS – Shkëndija që u luajt në kuadër të kualifikimeve të UEFA Ligës së Kampioneve në Uells, u mbyllë pa fitues por edhe pa gola.

Të dy skuadrat kishin rastet e tyre, por me një Shkëndijë e cila ishte më domuniese dhe më konkrete, që kishte shpesh herë gjysmë raste, por edhe disa raste për të shënuar më Liridon Latifin, Endrit Krasniqin dhe Fiton Ademin.

Nga ana tjetër në disa në fundin e pjesës së parë, Shkëndija ishte shumë pranë kalimit në epërsi, kur pas një harkimi të bukur nga webster, Ademi nuk arriti të ndërhyjë në kohë – i mungoi vetëm një sekondë. Menjëherë pas kësaj rasti të mirë për kuqezinjtë, vendasit u detyruan të bëjnë zëvendësim të pavullnetshëm, pasi Smith pësoi një dëmtim të rëndë dhe nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen.

Pjesa e dytë nisi njësoj si e para – me presion të TNS dhe një rast të rrezikshëm nga Wilson.

 

Sulmuesi i ri doli përballë portierit të Shkëndijës Gaye dhe gjuajti në shtyllën e dytë, por portieri gambian reagoi në mënyrë fantastike duke e shpëtuar portën.

Vetëm pesë minuta më pas, Gaye u vendos sërish në provë, këtë herë nga një goditje e saktë e Cournce, por me një tjetër pritje të shkëlqyer, portieri i Shkëndijës devijoi në këndore.

Ky ishte edhe momenti i fundit që solli emocione në Oswestry – qytet i vogël anglez në afërsi të Uellsit, ku u zhvillua kjo sfidë evropiane. Gjithçka mbetet të vendoset javën e ardhme kur Shkëndija si nikoqire dhe me përkrahjen e tifozëve do të tentojë që në Shkup të sigurojë kualifikimin eventual për në raundin e dytë të ndeshjeve eliminuese të UEFA Ligës së Kampioneve.

Shpërndaje në rrjete sociale