“Sezonin tjetër do të shihni versionin më të mirë të të gjitha kohërave të Messit”

10:37 | 23 Qershor 2022
KRG

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, kohëve të fundit, ka dhënë disa deklarata të forta ne lidhje me skuadrën  franceze.

Presidenti gjithashtu ka folur për yllin argjentinas, Lionel Messi.

Al-Khelafi theksoi se Messi nuk ishte ne formën më të mirë të mundshme, ndërsa bëri një paralajmërim për sezonin e ardhshëm ku sipas presidentit,  do të jetë sezoni më i mirë i mundshëm për shtatë herë fituesi i Topit të Artë, përcjell arbresh.info.

“Nuk ishte sezoni më i mirë i tij. Por, pas më shumë se 20 viteve te Barcelona, ai erdhi në shtet tjetër, qytet të ri, ligë të re, skuadër të re. Po ashtu familja e tij ndërroi ambient. Ai ishte i lënduar dhe po ashtu vuajti nga koronavirusi”, ka thënë Al-Khelaifi.

“Nuk ishte e lehtë për Messin sezonin e kaluar, por sezoni tjetër do të jetë versioni më i mirë i Messit ndonjëherë”, shtoi presidenti i PSG. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale