Serie A vjen sot me tre ndeshje interesante

10:45 | 14 Janar 2023
K.B

Kamoionati italian i futbollit, Serie A vjen sot me tre përballje interesante.

Ndeshja e parë e ditës zhvillohet nga ora 15:00, mes Cremoneses dhe Monzas.

Kampioni në fuqi, Milani do të kërkoj fitoren në udhëtim te skuadra e Lecces.

Rosonerët nuk kanë pasur një javë të mirë, pasi që në ndeshjen e javës së kaluar barazauan me Romën edhe pse kishin epërsin prej dy golave, ndërsa në mesjavë u eliminuan nga Kupa e Italisë, pasi u mposhtën nga Torino pas vazhdime me rezultat 1-0.

Ndeshja Lecce-Milan, luhet më fillim nga ora 18:00

Ndeshja e fundit e ditës së sotme zhvillohet në stadiumin ”Guiseppe Meazza”, aty ku Interi do të pret skuadrën e Veronas më fillim nga ora 20:45.

Shpërndaje në rrjete sociale