Presidenti i Federatës Esports Kosova, Altin Preniqi, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Daulina Osmani, president i Federatës Evropiane të Esports (EEF), Karol Cagan, sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Esporteve (IESF), Boban Totovski dhe lojtari i Kosovës, Flatron Halimi, të martën në ambientet e hotelit “Marriot Hotel”, kanë mbajtur konferencë të përbashkët në prag të Kampionatit Evropian të lojërave të famshme elektronike ‘Counter Strike 2” dhe “Dota 2”.
Evropiani në Esports nis të mërkurën dhe përfundon të dielën. Ceremonia hapëse e Evropianit mbahet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë dhe nis nga ora 12:00.
Në konferencë për media zëvendësministrja për Kulturë Rini dhe Sport, Daulina Osmani ka konfirmuar mungesën e Serbisë në këtë kompeticion, edhe pse ishin pjesëmarrës.
“Nga 25 shtete, sot i kemi vetëm 24 për shkak të tërheqjes së Serbisë nga kampionati në momentet e fundit. Kosova ka garantuar mjedis të barabartë dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit. Është për të ardhur keq që institucionet e Serbisë nuk lejojnë që sportistët të marrin pjesë. Ky ka qenë vendim i politikave shtetërore të Serbisë”, tha Osmani.
Kjo ngjarje do të jetë madhështore dhe do të shërbej edhe si promovim i Kosovës. Evropiani është kualifikues për Botërorin 2026 dhe kjo e bën edhe më të rëndësishëm ngjarjen që do të mbahet në vendin tonë./Arbresh.info
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, godit...
Rikthehet në operim njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”
Zbulohen pamjet, dasma Elijonës dhe Klodit do të mbahet jash...
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...