Dortmundi ka arritur të përmbysë rezultatin nga ndeshja e parë ndaj Atletico Madridit në kuadër të çerekfinales në Champions League.
Ndeshja përfundoi me rezultat 4-2, shkruan Arbresh.info.
Gjithçka nisi shumë mirë për gjermanët kur pas 34 minutash lojë, Julian Brandt realizoi për 1-0 pas një asistimin perfekt nga Matts Hummels.
Pesë minuta më vonë, Marcel Sabitzer e shërbeu për mrekulli Iaan Maatsen, që shënoi për 2-0.
Me këto dy gola, Dortmundi shkoi në epërsi pas pjesës së parë.
Mirëpo Atletico u këndell në fillimin e pjesës së dytë, kur fillimisht Mats Hummels në minutën e 49 shënoi në portën e tij për të ngushutar epërsinë në 2-1.
Ndërsa 15 minuta më vonë Carrasco barazoi rezultatin në 2-2.
Por Dortmundi ndezi bateritë sërish dhe në minutën e 71-të, Fullkrug riktheu epërsinë në 3-2.
E tre minuta më vonë Sabitzer shënoi për golin e sigurisë për 4-2.
Me këtë rezultat u mbyll edhe ndeshja dhe Dortmundi siguroi gjysmëfinalen pas 11 vitesh.
Dortmundi triumfoi me rezultat të përgjithshëm 5-4, kujtojmë se ndeshja e parë në Spanjë përfundoi 2-1 në të mirë të Atletico Madridit./Arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...